SARANDË - ?Kemi qenë pjesëmarrës në vrasje por nuk jemi ne ekzekutuesit e Edmond Theodhorit.? Kjo ka qenë dëshmia në sallën e gjyqit e Ledi Hysës, Ajmen Zibës nga Laçi dhe Ylli Reçit nga Kruja, të akuzuar për vrasjen e marangozit 32-vjeçar, Edmond Theodhori, ngjarje e ndodhur më 10 korrik në qytetin bregdetar të Sarandës.

Pavarësisht kësaj dëshmie gjyqtari i çështjes, Autum Çela, vendosi ndaj të treve masën e sigurisë ?arrest me burg? masë e cila u kërkua edhe nga prokurori i çështjes, Ilir Hoxha, gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Sarandës.

Ndërkohë tre personat e arrestuar kanë refuzuar të tregojnë emrin e personit që shkrepi armën ndaj 32-vjeçarit. Në kërkim për këtë ngjarje janë Gani Hysa, nipi i tij Kevin Hysa dhe kushëriri i tyre Elion Hysa, që paraprakisht dyshohet se është personi që ekzekutoi me pistoletë, Edmond Theodhorin.

Ky i fundit një ditë para se, të vritej ishte konfrontuar fizikisht pas një konflikti për motive banale me të afërmit e Ledi Hysës, Gani dhe Kevin Hysën, xhaxha dhe nip, të cilët ndodheshin me pushime në Sarandë.

Pas kësaj është njoftuar për ngjarjen fillimisht, Elion Hysa, që më pas ka marrë shokët e tij Ledi Hysa, Ajmen Ziba nga Laçi dhe Ylli Reçin nga Kruja. Këta të fundit pasi e kanë kërkuar Edmond Theodhorin e kanë takuar pranë një diskoje. Pasi e kanë dhunuar fizikisht njëri prej tyre e ka qëlluar më armë zjarri tip pistoletë duke e lënë të vdekur.