DURRËS - Një vit nga ngjarja makabër e cila tronditi qytetin e Durrësit ku si pasojë e një vjedhje me dhunë humbën jetën dy kunata të moshuara Elsa dhe Gjinovefa Vava, prokuroria përfundon hetimet dhe kërkon dënimin e tre autorëve të dyshuar Indrit Shaqja, Velson Elmazi dhe Artur Kacanolli.

Burime nga akuza thanë për A1Report se këta tre persona janë nën akuzë për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, vepër kjo e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet ka rezultuar se Artur Kacanolli nipi i Gjinovefa Vavas në Durrës kish planifikuar grabitjen pasi dinte vendin ku tezja e tij fshihte paratë dhe me ndihmën e dy shokëve ka vënë në zbatim gjithçka duke ndjekur grabitjen nga trotuari përballë shtëpisë së tezes.

Më 3 shtator të 2014-ës Indrit Shaqa dhe Velson Elmazi do të futeshin në banesën 2-katëshe ku jetonin kunatat Vava dhe duke i mbytur në pak minuta. Pasi i zunë frymën ata arritën të merrnin 200 mijë lekë.

Pas ngjarjes blutë e Durrësit prangosën Artur Kacanollin, nipin e të moshuarës Velson Elmazin dhe shpallin në kërkim Indrit Shaqjan i cili mundi të arratiset në Spanjë nga ku u arrestua dhe është ekstraduar prej andej pak ditë më parë.