Surprise Me!

A1 Report - Dekriminalizimi,Manja:Kuvendit t'i jepet e drejta të vendosë në çdo rast

2015-08-22 0 Dailymotion

Kushtetuta duhet t'i japë mundësi Kuvendit që të ndëhyjë në momente të caktuara për të penguar kandidimin e personave të caktuar kur e kërkon interesi publik. Kështu ka deklaruar anëtari i Komisionit të Dekriminializimit Ulsi Manja në një intervistë prë A1 Report për ndryshimet që do pasojnë për dekriminalizimin.<br /><br />"Kushtetuta duhet të çelë një dritare që t?i jap një mundësi Kuvendit që në momente të caktuara kur e kërkojnë interesat e publikut Kuvendi të ndërhyjë me masa ligjore për të penguar kandidimin e këtyre personave dhe nëse do të hapej kjo dritare i jepet mundësia Parlamentit që këto ndryshime të bëheshin me Kodin Zgjedhor, pse jo dhe me korpusin tjetër të ligjeve penale siç është Kodi Penal dhe Kodi Procedurës Penale."- deklaroi gjatë intervistës Ulsi Manja.<br /><br />Gjatë intervistës deputeti Manja theksoi se ligji "Severino" i propozuar nga PD prekte vetem kandidatët vendorë, ndërsa synimi i ligjit të ri është edhe përjashtimi i kandidatëve me të kaluar kriminale.

Buy Now on CodeCanyon