Surprise Me!

A1 Report - Fituesit e Universiteve shpallen në 3 shtator, shkolla nis më 12 tetor

2015-08-22 3 Dailymotion

22 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve me 12 tetor. Udhëzimi i ministres së Arsimit Lindita Nikolla përcakton se universitete do të hapin dyert në javën e dytë të tetorit. Ndërkohë që emrat e studentëve që do të fitojnë konkurrimin do të shpallen më datën 3 shtator

Gjithashtu janë përcaktuar dhe procedurat që do të ndiqen për regjistrimin e studentëve të rinj. Në datën 3 shtator do të shpallen fituesit paraprak në universitete dhe menjëherë më pas nis regjistrimi online i fituesve. Regjistrimi i fituesve do të bëhet nga data 4-9 shtator. Ata të rinj që nuk kryejnë regjistrimin paraprak, humbasin të drejtën për të vazhduar Universitetin.

Pas mbylljes së raundit të parë, Ministria e Arsimit do të shpallë në 14 shtator listën përfundimtare te fituesve. Regjistrimi në këtë raund do të bëhet nga data 15-19 shtator, ku studentët fitues duhet të paguajnë një tarifë prej 1600 lekësh. Gjithashtu ata duhet të plotësojnë një deklaratë për të dhënat e tyre dhe që nuk vazhdojnë një program tjetër studim, në public ose privat.

Edhe këtë vit studentët që nuk janë shpallur fitues do të kenë një mundësi me formularin A3. Nga kuotat që do ngelen bosh në dy raundet e para, do të përfitojnë të rinjtë që nuk kanë aplikuar në fazën e parë.

Për vitin e ri akademik do të pranohen në universitete publike rreth 22 mijë të rinj nga Shqipëria dhe trojet.

Buy Now on CodeCanyon