http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Shumë njerëzve u ka ndodhur qe te paktën nje here te kenë rene pre e rengjeve ne ate qe njihet si dita e gënjeshtrave, 1 prilli. Dita e shakave, ku gjithkush përpiqet te shpike nje gënjeshtër te vogël, apo te madhe per te shkaktuar te qeshura vazhdon te kete persona qe e pësojnë prej saj, ndonëse kane kaluar disa shekuj qe prej nisjes se kësaj praktike. Edhe pse nuk është nje feste kombëtare dhe origjina e saj mbetet e paqarte, te paktën qe prej shekullit XIV 1 Prilli është dita e gënjeshtrave ne Europe, Kanada, Australi, Brazil dhe SHBA. Disa besojnë se ajo rrjedh qe nga lashtësia, kur romaket festonin atë qe njihej si festivali i Hilarias, apo dita e te qeshurës, ndërsa te tjerë e lidhin me nje feste indiane qe celebronte ardhjen e pranverës, ku njerëzit bënin shaka me njeri-tjetrin. Por te paktën qe prej mesjetës kjo dite eshte festuar rregullisht. Ne vitin 1582 Papa Gregori XIII miratoi kalendarin Gregorian qe zëvendësoi ate Julian, c?ka do te thoshte se viti i ri do te festohej me 1 Janar dhe jo ne javen e fundit te marsit. Disa persona nuk pranuan ndryshimin dhe ata u bene objekt ngacmimesh e shakash per çdo 1 prill. Përgjatë shekujve kjo dite vijoi te festohej ne bote dhe ne France qe prej shekullit XVII cdo person qe binte pre e gënjeshtrës etiketohet si peshku i prillit, ku nje peshk prej letre i vendoset ne trup. Ndërsa ne Britani gënjeshtra duhet te behet deri ne mesdite. Jashtë shakave dhe rrengjeve te kësaj dite nuk mbeten as mediat, apo korporatat e mëdha, qe shpesh kane publikuar histori te paqena, duke tërhequr vëmendjen e publikut. Nder shakatë me interesante ishte ajo e vitit 1957 e publikuar nga rrjeti prestigjioz BBC, sipas se cilës fshataret zvicerane kishin arritur te mblidhnin makarona nga nje peme, ndërsa nje tjetër shaka, ishte ajo per fundin e botes e publikuar nga institute ?Franklin? ne vitin 1940. Pavarësisht reagimit qe shkaktojnë, here pozitiv e here negative, askush nuk ka hequr dore nga shakatë ngacmuese te 1 prillit.
