SARANDË - Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto nga Saranda ka deklaruar se procesi i koncesionit të targave me cip është vetëm një plan studimesh dhe asgjë nuk është vendosur deri më tani.<br /><br />Sipas Haxhinastos ky koncesion do të marrë përgjigje pozitive vetëm në rast se ai do të jetë në dobi të qytetarëve, ndërkohë janë duke u shqyrtuar të propozimet qe vijnë për këtë koncesion.<br /> <br />Haxhinasto i bëri këto deklarata në përgjigje të interesit të gazetarëve, gjatë inspektimit të punimeve në portin e Sarandës, ujësjellësin e këtij qyteti dhe terminalin e portit të Vlorës.
