SARANDË - Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto nga Saranda ka deklaruar se procesi i koncesionit të targave me cip është vetëm një plan studimesh dhe asgjë nuk është vendosur deri më tani.

Sipas Haxhinastos ky koncesion do të marrë përgjigje pozitive vetëm në rast se ai do të jetë në dobi të qytetarëve, ndërkohë janë duke u shqyrtuar të propozimet qe vijnë për këtë koncesion.

"Për targat me çip ka ardhur një ofertë e pakërkuar. Do të shikohet nëse është në interes publik. Ndërkohë presim dhe vlerësimet nga institucionet e tjera, komisioneri për të dhënat personale,autoriteti konkurrencës. Mbasi ë konkludohet do shikojmë nëse ky propozim do jetë konform ligjit, e nëse u shërben qytetarëve ose jo", - tha ai.

Haxhinasto i bëri këto deklarata në përgjigje të interesit të gazetarëve, gjatë inspektimit të punimeve në portin e Sarandës, ujësjellësin e këtij qyteti dhe terminalin e portit të Vlorës.