Surprise Me!

Report TV - Lokali i shkrumbuar,shperthimi shkul dyer e dritare

2016-02-02 0 Dailymotion

POGRADEC - "Menduam se u rrëzua një avion". Kështu e përshkruajnë shpërthimin e fuqishëm nga bombola e gazit në lokal, personat që u bënë dëshmitarë të një tmerri të vërtetë në qendrën e fshatit Beragozhdë të Dardhasit mbrëmjen e së hënës. Njerëz që janë hedhur nga dritaret e lokalit që ndodhet në kat të dytë për t'i shpëtuar flakëve, e të tjerë që teksa vijonin lojën e shahut e konsumonin birra, nuk e kishin ndjerë në asnjë çast gazin që rridhte prej një bombole të dëmtuar në këtë lokal. <br /><br />Një ditë pas kësaj ngjarje tragjike me 33 të plagosur rëndë, por fatmirësisht pa viktima, Report TV sjell atë se çka mbetur nga shpërthimi. Gazetari i Report TV Arsen Rusta është gjendur në lokalin e vetëm të fshatit, ku në momentin e shpërthimit frekuentohej nga mbi 30 persona, përfshirë pjesëtarët e stafit. Duket se ka qenë një mrekulli që i ka shpëtuar të pranishmit, pasi në lokal janë gjendur 6 bombola gazi për agtim, që nëse edhe ato do të ishin problematike, bilanci i kësaj ngjarje do të ishte vërtet tragjik.

Buy Now on CodeCanyon