Surprise Me!

Report TV - Shembja e godinës në Sarandë dëmtohen disa nga banesat përreth

2016-03-05 6 Dailymotion

SARANDË-Shpërthimi i një ndërtese 4 katëshe me 10 kilogramë lëndë eksplozive C4, në qytetin e Sarandës nga IKMT, ka sjellë dëme të shumta në banesat përreth.<br /><br />Shpërthimi i telekomanduar ka qenë shumë i fortë sipas banorëve, të cilët thonë se janë plasaritur muret, kanë rënë tavanet e janë thyer pllakat.<br />Banorët të shqetësuar nga dëmet kërkojnë që të dëmshpërblehen. "Shtëpia ka marrë tronditje nga themelet. Janë thyer pllakat. Jemi me kalamaj të vegjël, duhet të merren masa. Zhurma ishte e tmerrshme," tregon një banor i zonës, në shtëpinë e së cilit janë thyer pllakat ndërsa televizori dhe paisjet e tjera kanë rënë përdhe. Ndërsa një tjetër banor i revoltuar nga dëmet e krijuara tregon se në shtëpinë e tij është prishur një pjesë e tavanit.

Buy Now on CodeCanyon