Dhjetra qytetarë të Vlorës kanë protestuar këtë të dielë për projektin e Lungomares, të cilin ata e kanë cilësuar abuzim financiar dhe mjedisor.

?Jemi mbledhur sot për të protestuar. Ka një thënie, se një pamje vlen më shumë se një mijë fjalë. Mjafton që kameramanët të pasqyrojnë pamjen dhe kuptohet se sa e drejtë është protesta jonë paqësore. Ka tre vjet kjo gjendje, tre vjet që qytetarët e Vlorës edhe nëse duan të bëjnë një shëtitje buzë detit ku janë rritur, jo vetëm që nuk kanë mundësi por ambienti është mbytës. Mashtrim i madh duke marrë parasysh propagandën që na u bë para zgjedhjeve se do ju bëjmë Lungomaren si një mrekulli të Vlorës?, tha një protestues. Protestës së vlonjatëve iu bashkuan edhe disa përfaqësues të Partisë Demokratike. Deputetja e PD-së Liliana Elmazi tha se nga projekti i Lungomares janë harxhuar 1.7 milionë euro, por asgjë nuk është bërë.

?Nga informacionet që kam, pasi ky projekt nuk është fare transparent, nuk ka fare projekt, janë harxhuar 1.7 milionë euro, por çfarë kanë bërë. Kanë marrë rërë dhe shtuf, çakull e në fund mbulohet me rërë. Ky është projekti madhor i kryeministrit për Vlorën. Unë nuk habitem aspak, por as qytetarët?, tha ajo.

Ndërsa Sekretari për Aksionin Qytetar Ervin Salianji u shpreh se protesta është i vetmi mjet që u ka mbetur shqiptarëve deri në në largimin e së keqe. Është fatkeqësi e madhe që Rama është kryeministër, të cilën po e tregon me modelin e tij qeverisës. Është dy herë fatkeqësi që është deputet i Vlorës sepse i vetmi investim serioz që mendon Edi Rama për Vlorën, është investimi i Koço Kokëdhimës si deputet, si pasha? i zonës, si njeriu i cili kontrollon çdo interes dhe çdo influencë në Vlorë. Ka tre vjet që kryeministri tregon skica, projekte nëpër media dhe ka 3 vjet që e famshmja Lungomare e Vlorës nuk po bëhet, ka tre vjet që gjendja në këtë qytet, si më atraktivi dhe turistik i Shqipërisë, është në gjendje skandaloze," u shpreh Salianji.

Kryetari i PD-së në Vlorë Moisi Meminaj e cilësoi situatën e krijuar nga projekti i dështuar i Lungomarës si një makth.