Tre qytetarë të Vlorës kanë rënë pre e dhunës fizike e psikologjike dhe tentativës për tu marrë peng nga një 29 vjeçar nga Mitrovica e Kosovës këtë të mërkurë.

Kjo ngjarje ka alarmuar Njësinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit e cila me një operacion me praninë e forcave Renea ka arritur të prangosë Dijar Xhemën 29 vjeç dhe të neautralizojë veprimet e tij që kanë përhapur panik në Vlorë.

Nga hetimet paraprake dhe deklarimet e të lënduarve ka rezultuar se Xhema është afruar pranë tyre me makinë dhe me thirrjet ?Allahu Akbar?, ?Jam i dërguar i Allahut? dhe ?Do ju vras të gjithëve? ka dhunuar shtetasit B.N, N.I dhe F.D.

Për hetimin e këtij rasti dhe përfshirjen e 29-vjeçarit që shihni në këtë foto me thirrjet e ngjashme që përodrin terroristët e ISIS është angazhuar Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Njësia Antiterror.

Rezulton se Xhema ka hyrë para disa ditësh në Shqipëri dhe në Vlorë ndodhej për pushime, por ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që e shtyu atë të tentojë pengmarrjen e tre qytetarëve.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij me targë KS 02300 CO policia nuk ka gjetur armë por një sasi droge dhe po vijojnë hetimet me policinë e Kosovës që po kryen kontrolle në banesën e të riut në Mitrovicë.

Por cili është Dijar Xhema? Nga skeda e tij rezulton se ai është një person me prirje terroriste dhe drejt veprave kriminale ndërsa në Kosovë është proceduar dhe për vrasje dhe kundërshtim të policisë.

Dyshimet e hetuesve janë se Xhema është një ndjekës i linjës së ISIS dhe prej kohësh ai është bërë pjesë e veprimeve ekstreme të këtij grupi që në Kosovë ka një numër të konsiderueshëm ndjekësish.

Ky shtetas ka kundërshtuar dhe forcat e policisë duke përdorur dhunë ndaj tyre si në momentin e arrestimit dhe shoqërimit për në ambjentet e policisë.

Ndaj tij është ngritur akuza e përfshirjes në akte terroriste dhe të enjten ai do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë për tu njohur me akuzën ndaj tij dhe masën e sigurisë arrest me burg.