Surprise Me!

Rrugët e Kukësit mbulohen nga uji, reshjet tejmbushin Fierzën

2016-05-17 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë shoqëruar rajonin veri-lindor të vendit gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar shumë probleme në lëvizjen e banorëve, pasi kanalet kulluese të ujërave të bardha, të cilat shumë rrallë pastrohen, nuk kanë kapacitet që të qarkullojnë gjithë ujërat, të cilat krijohen si pasojë këtyre reshjeve.
Banorët kanë kërkuar që të ndërhyhet në pastrimin e këtyre kanaleve por edhe në rrugët qe u mungojnë të punohet për vendosjen e tyre pasi shpesh herë ndodhen në vështirësi për të qarkulluar.
Shumica e rrugëve të brendshme të qytetit të Kukësit ndodhen në gjendje të vështirë, pasi prej vitesh nuk është ndërhyrë për rehabilitimin e tyre duke favorizuar kështu mbushjen e gropave me ujë në raste shirash.
Ndërkohë që si pasojë e reshjeve të dendura të këtyre ditëve niveli i basenit të Fierzës është në kuotën më të lartë. Megjithatë, ende nga ky hidrocentral nuk janë hapur portat për shkarkim edhe pse po punon me kapacitete maksimale.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/rruget-e-kukesit-mbulohen-nga-uji-reshjet-tejmbushin-fierzen/

Buy Now on CodeCanyon