Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mes dozave të forta të euroskeptizmit pas largimit të Britanisë së Madhe dhe frikës për një shpërbërje të mundshme të BE, kryeministri Rama u kujdes të qartësonte se kjo nuk përbën asnjë pengesë për aspiratat europiane të Shqipërisë.
Kryeministri foli për nevojën e krijimit të një shteti solid përmes një drejtësie të drejtë, cilido qoftë çmimi apo kostoja politike.
Rama nuk kurseu kritikat për gjyqtarët, ku teksa listoi llojet e gjyqtarëve, ai tha se sot në Shqipëri ?drejtësia ka fytyrën e gjykatësit që një ditë ja kushton punës mbrapsht dhe një ditë numërimit nga e para të parave që i shtohen duke përfituar nga padrejtësia?.
Deklaratat Rama i bëri gjatë darkës së iftarit të shtruar në oborrin e Kryeministrisë për besimtarët myslimanë, në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/martesa-e...