Më shpejt përshkrohet me makinë distanca Tiranë-Elbasan sesa Elbasan-Belësh. Rruga prej prej disa kilometrash mban gati në izolim disa mijëra banorë në zonën e Dumresë.<br /><br />Ndërsa natyra është treguar bujare me 85 liqene natyrore dhe prodhime bujqësore bio të pafundme nga vreshtaria deri në blegtori, dorëlëshuar po tregohet dhe Qeveria, pasi në planet e saj është Bashkia Belësh në kuadër të projektit të Rilindjes Urbane. Qyteza në brendësi po i nënshtrohet rikonstruksionit total dhe pritet ta rikthejë Belëshin në atraksion turistik, por banorët shprehin shqetësim se mungon infrastruktura rrugore që të çon drejt zonës urbane.<br /><br />Projekti edhe pse i mirëpritur nuk i gëzon aspak banorët pasi për të shkuar në Belësh rrugët kanë gropa të madhësive sa mund të përpijnë një makinë.