E ?kryqëzoi? Edi Ramën si privatizues të Partisë Socialiste dhe për mungesë transparence, por vetë rrezikon të bëjë të njëjtën gjë. Ben Blushi, i cili tashmë ka ndryshuar dhe karrigen në sallën e parlamentit duke u ulur në rreshtat e opozitës, duket se ka konsumuar një vendimmarrje në mungesë të plotë të transparencës dhe të komunikimit me publikun, të cilën thotë se e dëshiron aq shumë.