Ndërtimi i një sistemi të saktë adresash dhe të dixhitalizuar do të jetë në fokus të punës së Ministrisë së Brendshme dhe asaj të çështjeve vendore.

Gjatë një takimi me përfaqësues vendore te dhe të zyrës së gjendjes civile në qytetin e Durrësit, ministri i Brendshëm , Saimir Tahiri, u shpreh se faza e dytë e projektit për regjistrin e integruar të adresave të shtetasve shqiptar parashikon që punonjësit e zyrave të gjendjes civile të zbarkojnë në terren dhe të bëjnë një riverifikim të adresave.

Tahiri evidentoi se ndër vite është propaganduar për regjistrat e integruar të adresave, teksa theksoi se i kanë gjetur regjistrat e gjendjes civile në një databazë pa asnjë element sigurie.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe ministri i shtetit për çështjet vendore Blendi Çuçi, i cili tha se sistemi i plotë i adresave është mjaft i rëndësishëm, pasi për shkak të mungesës së adresave në gjithë vendin taksa e pasurisë mblidhet vetëm në nivelin 17 përqind.

Të gjithë punonjësit e gjendjes civile tashmë do të dalin në terren për verifikimin e të dhënave dhe regjistrimin e adresave dhe më pas ato do të hidhen në sistem.