Edmond Spaho dhe Eduard Shalsi u përfshinë nga debatet e ashpra gjatë mbledhjes së komisionit hetimor për marrëveshjen e CEZ-it.<br /> <br />Deputeti socialist, njëherazi nënkryetar i këtij komisioni, Eduard Shalsi kërkoi llogari nga Edmond Spaho i PD, i cili është kryetar, se pse nuk e mblodhi komisionin prej më shumë se 1 muaji, që nga nisja e sesionit të ri parlamentar.<br /> <br />Spahoi iu drejtua Shalsit se po sillet si torollak dhe se i gjithmonë i bën pis mbledhjet, ndërsa Shalsi iu përgjigj duke e quajtur mashtrues.
