TIRANË-Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme pranë Urës së Tabakëve në Tiranë.

Një motor është përplasur me një makinë tip Benz. Siç mund ta dallohet edhe nga pamjet motori i cili drejtohej nga 35-vjeçari A.G ka goditur nga mbrapa makinën.

Kjo ka bërë që motori të bjerë në tokë, ndërkohë që drejtuesi i tij dhe një 34-vjeçar tjetër të plagosen rendë.

Kjo për faktin se nga përplasja motori ka rrëshqitur në asfalt dhe shenjat e gjakut janë të dukshme.

Policia thotë se shoferi i motori dhe pasagjeri janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka sjellë edhe trafik pranë Rrugës së Elbasanit.