Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ai i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilluan një dësgjesë me studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale në Univeristetin e Tiranës, për përfitimet dhe detyrimet e Shqipërisë në 8 vjetorin e anëtarësimit të saj në NATO. Sipas ministrave kjo aleancë është një aleancë strategjike e cila ndihmon rajonin e Ballkanit për t?u zhvilluar dhe më tej në proceset e saj integruese.
8 vjet pas anëtarësimit të Shqipërisë në aleancën Euroatlantike, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilluan një dëgjesë me studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.
Ministrat vunë në dukje përfitimet e Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota të NATO si dhe sfidat që kjo aleancë po kalon në kohën e sotme, edhe kur Presidenti amerikan Trump shfaqet skeptik për aleancën dhe kërkon më shumë përkushtim.
Kodheli: FA 14% të tyre janë gra, është një shifër shumë e lartë krahasuar me me vendet aleate. Ne kemi sot në gjirin tonë në historinë 105 vjeçare të ushtrisë një gjenerale grua dhe jo të gjithë vendet anëtare të NATO-s e kanë.
Bushati: Shqipëria është një vend që ka marrë vlerësime të larta sa i përket jo thjesht disponmimit politik, por edhe disponimit konkret në luftën kundër terrorizmit.
Në aktivitet nuk munguan edhe disa pyetje thumbuese të studentëve për dy ministrat, duke dalë pak nga serioziteti i diskutimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tete-vjet-ne-nato-ministrat-kodheli-dhe-bushati-degjese-me-studente/