Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë do të mblidhen sërish më 24 prill në qytetin e Vlorës.

Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm Hoxhaj, Bushati publikoi edhe datën e takimit të dy qeverive.

?Një temë e diskutimit dhe ndër më të rëndësishmet ishte mbledhja e përbashkët e dy qeverive që kësaj radhe do të mbahet në Vlorë.

Kemi një lajm të mirë që do ta ndajmë me ju që mbledhja e përbashkët do të mbahet më 24 prill?, ka thënë Hoxhaj menjëherë pas takimit që pati me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Ministri Hoxhaj gjatë vizitës në Shqipëri zhvilloi takime edhe me Nishanin, Metën dhe Veliajn.