Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqetësimet lidhur me policinë e shtetit, task force dhe KQZ, LSI ua ka adresuar ambasadorëve të BE-së, përfaqësuesve të misionit të OSBE-së dhe përfaqësuesve të ambasadës amerikane. Veprimet e Task Forcë Luan Rama i cilëson arbitrare dhe në kundërshtim me ligjin. Ai akuzon policinë e shtetit se po u hap rrugë grupeve kriminale për përfshirjen në zgjedhje
Luan Rama: ?Një përfaqësi e LSI ka zhvilluar një takim me Ambasadorë të akredituar në Tiranë. Objekt i takimit ishte informimi i Ambasadorëve me situatën politike në vend, zhvillimet elektorale, duke u ndaluar në mënyrë të veçantë në tre episodet më dominante.
-Vendimin arbitrar të kundërligjshëm të task-forcës, që kanë nisur fushatë spastrimesh publike në administratën publike.
? Këqpërdorimin politik të strukturave të policisë së shtetit
? Vendimi i fundit i KQZ për numëruesin, ku gjetëm vëmendje të veçantë. I takonte LSI për të mos u hedhur në short me një parti tjetër. Kodi zgjedhor e ka të përcaktuar qartë si ndahet shumica parlamentare dhe pakica parlamentare. Kemi të bëjmë me një veprim haptazi kundër ligjit, demostrim të dy qëndrimeve në kohë të ndryshme?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ankesat-per-fushaten-zgjedhore-lsi-informon-ambasadoret-ne-tirane/