Situata me zjarret në vendin tonë vazhdon të jetë kritike. Ditën e sotme një zjarr i madh ka rënë në fshatin Luzat të Tepelenës.

Në një lidhje direkt për report Tv, gazetari Pirro Nase, tha se situata është mjaft kritike dhe se deri më tani janë djegur rreth 10 hektarë kullota dhe 5 hektarë pyje.

Zjarri dyshohet të jetë vënë qëllimisht nga dy barinj të cilët kanë tentuar të djegin kullotat, por më pas zjarri është përhapur edhe më gjerë duke djegur edhe pyjet.

Mësohet se barinjtë janë shoqëruar në komisariatin e Tepelenës.

Në vend kanë mbërritur zjarrëfikset, por terreni i thepisur vështirëson punën e tyre. Ka shkuar gjithashtu edhe ushtria, ndërsa për momentin nuk parashikohen ndërhyrje nga ajri, kjo edhe për shkak të rregullores ku ndërhyrjet nga ajri nuk lejohen në errësirës.