Banesa e shefit të Qarkullimit Rrugor të Mirdites Gjovalin Toma është qëlluar me armë rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës. Nga të shtënat nuk ka pasur përsona të lënduar.

Në drejtim të baneses që ndodhet në rrugën drejt Shëngjinit është qëlluar me breshëri automatiku. Plumbat kanë goditur murin e shtëpisë, ndërsa 3 prej tyre kanë depërtuar brenda.

Në momentin e ngjarjes, pjesëtarët e familjes Toma kanë qenë në gjumë dhe sapo kanë dëgjuar të shtënat kanë njoftuar policinë. Mësohet se autorët kanë qëlluar mbi dhomën e ndenjes per shkak se drita ka qenë e ndezur. Blutë e Lezhës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por pa mundur që të bien në gjurmët e autorëve.

Ata ngritën disa pika kontrolli dhe bënë krehjen e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ende nuk dihen motivet e sulmit. Janë ngritur disa pista hetimi ndër të cilat dhe ajo për shkak të detyrës.

Vetë Toma u ka thënë hetuesve se autorët mund të kenë ngatërruar shënjestër, pasi ai nuk ka konflikte. Gjovalin Toma është bërë pjesë e Policisë së Shtetit prej vitit 2013 duke mbajtur detyrën e shefit të qarkullimit rrugor në Mirditë.

Tv Klan