Ashtu sikur paralajmëroi Rama sot në mëngjes, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar dekretin e Nishanit duke e rrëzuar përfundimisht ligjin e mbetjeve.

Të gjithë deputetët në komision votuan pro dekretit të Nishanit për të rrëzuar ligjin, përveç nismëtarit Eduard Shalsi dhe Besnik Bare, të cilët abstenuan.

Shalsi deklaroi se vijon që t?i qëndrojë idesë dhe propozimit të tij për ligjin, pasi nuk bëhet fjalë për import plehrash, por lëndëve të para për riciklim.

?Nuk kam ndryshuar asnjë opinionin për propozimin. Qëndrimet populiste nuk e bëjnë Shqipërinë më të mirë.

Duhet të ishte një cështje e pastër teknike dhe të mos influencohet nga deformimet politike, nga ata e donin kauz politike. Politikanët të flasin sa më pak dhe specialistët më shumë.