Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër shtetas kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar ?Skrapi?.
Të arrestuarit vidhnin automjeteve duke i çuar për shitje në pikat e skrapit. Në pranga përfundua shtetasit Mariglen Deva, 23 vjeç, Denis Baroka, 29 vjeç, dhe Bledar Gjoka, 38 vjeçar, banues në Fushë Krujë, si dhe Fatbardh Krova, 30 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: B. Sh., 54 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe A. H., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë
Sipas policisë, shtetasi Mariglen Deva, në Rrugën ?At Zef Pëllumbi?, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke tentuar të vidhte automjetin e markës ?Mercedes Benz?, në pronësi të shtetasit B.M.
Në afërsi është konstatuar një automjet i markës ?Opel?, ku brenda po qëndronin tre shtetasit e tjerë të cilët janë arrestuar nga shërbimet e policisë.
?Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e sipërpërmendur, vinin në Tiranë duke përdorur automjetin e markës ?Opel Corsa?, më pas bënin shënjestrimin e automjetit, i thyenin xhamin e pasmë dhe duke bërë zëvendësimin e çentralinës bënin ndezjen e automjetit. Automjetet që vidhnin i shisnin në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H, përkundrejt shumave monetare nga 500 deri në 1000 euro?, sqaron policia.
Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
? Një kaçavidë,
? Një palë doreza,
? Një orë dore e marrë në automjetin e markës ?Mercedes Benz?,
? Pesë aparate telefonik të markave të ndryshme
Nga kontrollet e kryera në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H., janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale,

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/vidhnin-makina-dhe-i-shisnin-per-skrap-500-deri-ne-1-mije-euro-4-ne-pranga/