Surprise Me!

Report TV - Peleshi apel të rinjve: Studioni ​për bujqësi, tregu ka nevojë

2018-05-08 0 Dailymotion

Formimi i të rinjve për bujqësinë nga shkollat profesionale mbetet problem për tregun. Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, dha mesazhin për të rinjtë, por edhe shkollat profesionale që të afrohen më shumë me kërkesat e këtij sektori punësimi.<br />?Ministria e Bujqësisë, natyrisht nuk mbulon arsimin profesional, por unë jam shumë i interesuar që të shikoj sesi punohet në shkollat profesionale, ashtu sikundër edhe në institucionet e arsimit të lartë, në Universitetin Bujqësor të Kamzës dhe në atë të Korçës, për të prodhuar kapacitete njerëzore për sektorin. Pra, pa kapacitete njerëzore, ndonëse ne kemi një potencial të jashtëzakonshëm të fushës bujqësore, të tokave bujqësore, apo të blegtorisë në vendin tonë, nuk mund të zhvillojmë dot një bujqësi dhe blegtori të zhvilluar?, tha Peleshi.

Buy Now on CodeCanyon