Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Greqi, anëtarë dhe mbështetës të partisë së ekstremit të djathtë, Agimi i Artë kanë prishur një paradë shkollore për shkak se flamurin e paradës e mbante një nxënëse shqiptare.
Ata do të procedohen pasi autoritetet i kanë paditur me akuzën ?prishje e qetësisë publike?.
Ngjarja ka ndodhur në një nga njësitë bashkiake të ishullit Santorini.
Sapo ka nisur parada, rreth 20 persona të veshur me bluza të zeza me mbishkrimin ?Hellas Ultras?, kanë protestuar pse flamurtare e paradës ishte një fëmijë emigrantësh shqiptarë. Ata bërtisnin ?Jemi grekë. Flamurin duhet ta mbajnë grekët?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/agimi-i-arte-prish-paraden-pse-flamurin-e-mbante-nxenesja-shqiptare/