Në vazhdën e veprimeve hetimore që po kryen Prokuroria e Krimeve të Rënda për dosjen ?Tahiri-Habilaj?, hetuesit kanë sekuestruar në fundjave dhe librin e hyrje-daljeve pranë ministrisë së Brendshme. Ky veprim hetimor është kryer, duke marrë spunto nga një bisedë e përgjuar mes dy vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj, ku ky i fundit i thotë se kishte shkuar në Tiranë dhe kishte takuar shefin e madh. Prokurorët e krimeve të Rënda ngrejnë dyshime të arsyeshme se shefi i madh mund të jetë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.<br /><br />Hetuesit dyshojnë se takimi mes Florian Habilajt dhe Tahirit është kryer pranë ministrisë së Brendshme, dhe për pasojë për të shuar çdo dyshim, është sekuestruar libri i hyrje-daljeve pranë ministrisë së Brendshme. Ndërkohë në një dokument që disponon ?Shqiptarja.com? thuhet se Habilajt kanë bashkëpunuar ngushte dhe me grupin e Taulant Haxhirajt dhe Renato Avdulajt, grup i cili tashmë është dërguar për gjykim.<br />Grupi i Haxhirajt e bashkëpunimi<br />Në periudhën Prill-Maj 2016 shtetasit Shqiptarë Taulant Haxhiraj, Shkëlqim Koçiaj, Reshat Rradhima, Xhovalin Baco etj, në territorin e zonës Administrative Vlorë, pasi siguruan më parë sipërfaqe toke, në pyll apo kullota në pronësi të shtetit ose të personave privatë kultivuan në to bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.Kultivimi u krye në parcela të madhësive të ndryshme, në sasi nga 4500 deri në 5000 rrënjëbimësh narkotike. Për kultivimin, mbarëvajtjen e aktivitetit dhe ruajtjen e tij, ata aktivizuan një numër personash që u sistemuan në kasolle të ndërtuara pranë parcelave.