http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pensionistët e vetmuar, familjet me ndihmë ekonomike, banesat sociale, si dhe kategoria e invalidëve do të përjashtohen nga tatimi mbi ndërtesën. Komisioni i Ekonomisë miratoi propozimin e mazhorancës për këto kategori, të cilat në total arrijnë në afro 90 mijë familje në të gjithë vendin.

Por dilema që do të shoqërojë zbatimin e kësaj takse është kush do të quhet vlerë tregu mbi të cilin do të aplikohet tatimi?

Taksës së pronës do t?i nënshtrohen edhe ato familje që janë në proces legalizim. Ndërsa ajo do të përfshihet tek fatura e energjisë elektrike dhe do të paguhet çdo muaj ose një herë në tre muaj.

Komisioni i Ekonomisë dëgjoi edhe opinionin e komunitetit të biznesit lidhur me paketën fiskale 2018. Sipërmarrësit kërkuan që mazhoranaca të mbajë premtimet elektorale.