Surprise Me!

Ora News - Editoriali i ARENA: Rama-Basha, çfarë ndodhi në Bruksel?

2018-05-09 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ende pa u tërhequr ujërat nga tokat e përmbytura dhe hyrë në shtëpi të dëmtuarit e harbimit të natyrës, Edi Rama u nis drejt Brukselit për një axhendë takimesh që përfshinin krerët më të lartë të Bashkimit Evropian.

Mogerini dhe Junker ishin dy më kryesorët që takoi. Kortezia mbizotëroi bisedat e tyre publike. Megjithatë asnjë premtim konkret nga ana e pritësve dhe as një datë fikse për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin. Edhe pse kanë kaluar katër vjet që nga marrja e statusit të vendit kandidat.

Nga ana e tij shefi i qeverisë ishte po aq i dashur dhe me humor, sa me zyrtarët e Brukselit edhe me gazetarët. Nuk munguan batutat e tij ku më e spikatura ishte kërcënimi i butë se nëse Evropa nuk martohet me Shqipërinë, ajo kërkohet edhe nga Islami radikal, Kina apo Rusia. Me siguri askush nuk e merr seriozisht në këtë pikë.

Shqiptarët tashmë e dinë që rruga e tyre drejt anëtarësimit është e gjatë. Atyre iu mjafton udhëtimi pa viza, ndërkohë që labirintet e Brukselit dhe përfitimet që do kenë në anëtarësimin e mundshëm, pak kuptohen prej tyre. Kush nuk mundet të rrijë më në Shqipëri, e ka gjetur me kohë Evropën ose e kërkon çdo ditë. Ata që kanë mbetur, e pranojnë si fatalizëm vonesën tonë në qenien evropianë jo vetëm gjeografikisht por edhe zyrtarisht.

Ndërkohë shefi i partisë më të madhe opozitare Lulëzim Basha ndodhet gjithashtu në Bruksel. Një takim i tij me shefin e Partive Popullore Evropiane, zotin Daul, ishte gjithë sa u njoftua. Daul njihet si mik i hershëm jo vetëm ideologjik i demokratëve.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/editoriali-i-arena-rama-basha-cfare-ndodhi-ne-bruksel

Buy Now on CodeCanyon