Surprise Me!

Ju Flet Moska, Myftaraj: "Peshqit e mëdhenj" notojnë në naftë

2018-05-10 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisionin "Ju flet Moska" me Kastriot Myftarajn sot trajtoi abuzimet e mëdha që janë bërë me naftën. Në analizën e tij, Myftaraj thotë se peshqit e mëdhenj në Shqipëri notojnë në detin e naftës. Dhe nëse ata do të kapen, mund të gjenden pikërisht tek nafta.

Analiza e Kastriot Myftarajt

Kemi hyrë në vitin 2018, vit kur ambasadori amerikan ka paralajmëruar se në rrjetën e drejtësisë së reformuar do të bien peshqit e mëdhenj.

Peshqit e mëdhenj në Shqipëri notojnë në naftë, nëse mund të shprehem kështu. Duhen kërkuar në detin e naftës. Pra nëse ka ndonjë fushë ku mund ti kapësh peshqit e mëdhenj ku ata kanë lënë gjurmë, kanë bërë gjithçka, ku lidhen të gjitha fijet e punëve të pista është nafta. E kam fjalën edhe për nxjerrjen e naftës, edhe për tregtinë e naftës, për koncesionet, shitjet, për privatizimet që janë bërë në naftë etj.

Historia e naftës në këto 25 vjet është historia e shpërdorimit të një pasurie të madhe të shqiptarëve. Mund të jenë rreth 25 mld euro që janë shpërdoruar dhe mund të duket e çuditshme, por nuk është e çuditshme. Është shpërdoruar edhe e ardhmja, është shitur pasuria në të ardhmen, janë dhënë koncesione me gjatësi 25-30 vjet, pra janë dhënë puset e naftës. Duhet të dini që për puset e naftës shqiptare janë të interesuara shumë kompani të botës. Mjaft të themi që ka ardhur Shelli dhe ka bërë investime të mëdha në zonën e Beratit, në zonën e Shpiragut. Bankers ishte në zonën e Patos Marinëz që është zona naftmbajtëse më e madhe në Europën Kontinentale, se në Europë nxirret edhe naftë në det, në detin e veriut psh. E bleu një kompani e madhe Bankersin, kompaninë kanadeze po janë dhe kompani të tjera. Pra është një pasuri për të cilën janë të interesuar të huajt për të cilët investojnë kompanitë e huaja dhe investimi më i madh i huaj sot bëhet në naftë dhe gaz.

Kjo është një pasuri që është shpërdoruar në mënyrën më të jashtëzakonshme e privatizimet, me të tjerat dhe me mënyra të tjera. Pra nëse mund ti kapësh peshqit e mëdhenj i kap në detin e naftës.

Sot dhe përgjatë 5 emisioneve, do të flas për peshqimet e mëdhenj që notojnë në detin e naftës në Shqipëri. Peshqipet e mëdhenj, kuptohet politikanët që kanë bërë abuzime. Kur flasim për peshqit e mëdhenj na vjen në mëndje peshku më i famshëm në letërsinë dhe kinematografinë amerikane "balena mobidic".

Peshku i madh i famshëm "balena mobidic" të cilën shumë thoshin se ekziston por ishte bërë legjendë dhe shumë pak besonin në të vërtetë, akoma më pak besonin se mund ta kapnin.

Në naftë mund ta kapësh "mobidic-un" dhe disa "mobidic-ë".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-myftaraj-peshqit-e-medhenj-notojne-ne-nafte

Buy Now on CodeCanyon