Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ciklin e dytë "Peshqit e mëdhenj notojnë në naftë" në emisionin "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj ka denoncuar sërish atë se çfarë bëhet me pasurinë më të madhe të vendit tonë, naftën.

Myftaraj shpjegon se të gjithë politikanët e tranzicionit në Shqipëri kanë ndërtuar skema për të privatizuar me anë të njerëzve të tyre vendburimet e naftës.

Sipas tij këtë e ka bërë edhe Nano edhe Berisha dhe tani po mundohet ta bëjë edhe Rama.

Kastriot Myftaraj: Dje kam filluar një cikël emisionesh ku dua tu shpjegoj se përse peshqit e mëdhenj të cilët presin tani në 2018 të bien në grepin e drejtësisë së reformuar. Këta peshq të mëdhenj sipas meje gjenden në naftë, kërkoi në naftë dhe aty i kap lehtë. Kur them në naftë e kam fjalën në biznesin e naftës. Gjithçka që është bërë me naftën në Shqipëri, keqpërdorimin e vendburimeve të shumta, tregun e naftës etj.

Nëse do më pyesnit tani kur do të hyjë Shqipëria në BE? Do të përgjigjesha fare thjesht: Do ta kuptoni një mëngjes se kur është gati atë ditë kur në rrugët e Shqipërisë do ekspozohet marka e regjistruar e naftës që shitet dhe kjo markë do përputhet me produktin, sepse në çdo vend po të shkosh edhe në vende që nuk janë anëtarë të BE, në vendet fqinje është e ekspozuar marka e regjistruar e naftës që shitet në çdo stacion karburanti, rruge apo fshati dhe kjo markë përputhet me produktin.

Kur të ndodhë kjo në Shqipëri vendi është gati të hyjë në BE dhe këtë e them për arsyen e thjeshtë, që të ndodhë kjo duhet të plotësohen një numër shumë i madh kriteresh të tjera, të funksionojë ligjshmëria në vend, kontrolli nga ana e shtetit, standardet e mbrojtjes së mjedisit etj dhe kur të bëhen të gjitha këto, do të bëhet dhe kjo.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-peshqit-e-medhenj-notojne-ne-nafte-ii