Surprise Me!

Nga Prilli taksa e prones

2018-05-11 1 Dailymotion

Nga 1 Prilli qytetarët do të paguajnë taksën e pronës në bazë të vlerës dhe jo fikse, siç është aktualisht. Për familjarët taksa është sa 0,05 % e vlerës së banesës, ndërsa për bizneset 0,2 % e vlerës. Drejtues të Ministrisë së Financave thonë për Klan Plus së në këtë periudhë po merren me hartimin e regjistrit te kadastrës fiskale dhe për implementim e taksës së re do të merret asistencë ndërkombëtare nga Agjencinë Suedeze për Zhvillim.

Por si do të përcaktohet vlera e pronës së një qytetari?

Niko Lera, Drejtor i politikave fiskale: ?Do përdorim të gjitha format e mundshme t?i shkojmë derë me derë ose me vetëdeklarim. Kemi parashikuar edhe vetëkorrigjim. Edhe brenda një zone 2 banesa edhe në të njëjtin pallat mund të kenë vlera të ndryshme. Nëse qytetari nuk është dakord me këtë llogari ai mund te paraqitet pranë sportelit?.

Ku do drejtohen qytetarët për vetëdeklarim?

?Mund të jetë në zyrat e OSHEE apo në zyrat tatimore te qeverisjes vendore".

Agjenti i mbledhjes së kësaj takse është thënë që do të jetë OSHEE dhe siç dihet aktualisht OSHEE është duke punuar me projektin për përditësimin e adresave që indirekt duket se mund të ndihmoje edhe për arkëtimin e taksës së re të pronës. Nga Financat thonë se kanë përfunduar aktet nënligjore për zbatimin e taksës së re të pronës dhe nga muaji shkurt nis shpërndarja për mendim. Kujtojmë se Shoqata Bashkive e ka kundërshtuar nivelin prej 0.05% të taksës së pronës pasi rendon xhepat e qytetarëve dhe qeveria duhet sipas shoqatës duhet ta rishohë në ulje.

Buy Now on CodeCanyon