Surprise Me!

Report TV - A do i shpëtojë Llalla Vetingut? Përgjigjet KPK për Report Tv

2018-05-11 0 Dailymotion

TIRANE - Kur kanë kaluar katër ditë nga tërheqja e Adriatik Llallës nga e drejta për të qenë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit, pikëpyetje mbeten nëse Vettingu i nisur ndaj tij do ndërpritet apo jo. Report Tv i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për fatin e Vettingut të Llallës dhe përgjigja e organeve të Vettingut ekskluzivisht për gazetarin Arsen Rusta ishte se njësoj si në rastin e ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj, KPK do mblidhet për të marrë një vendim dhe do ta bëjë atë publik. <br /><br />"Në lidhje me subjektin tjetër të rivlerësimit, Z. Adriatik Llalla, bazuar në nenin 14 të Ligjit 84/2016, trupa e Komisionerëve do të mblidhet për të marrë një vendim. ?Referuar pyetjes së dytë, ju informojmë se dorëheqja është një e drejtë ekskluzive e subjektit të rivlerësimit, sipas përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, ndërkohë që trupa gjykuese e Komisionerëve mblidhet për të vendosur në lidhje me subjektet", thuhet në përgjigjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta.

Buy Now on CodeCanyon