Pas problemeve të verës së shkuar, ku menaxhimi i mbetjeve u kthye në një problem serioz në Bashkinë e Kamzës, ky institucion ka marrë masa për një zgjidhje afatgjatë.
Bashkia e drejtuar nga Xhelal Mziu ka hapur një procedurë ndërkombëtare për dhënien e pastrimit të qytetit me koncesion për 12 vjet.

Vlera e parashikuar e këtij Partneriteti Publik Privat është 1 389 833 694 (një miliard e treqind e tetëdhjetë e nëntë milion) lekë të rinj pa TVSH.

Projekti parashikon dhënien me koncesion të shërbimit të pastrimit, grumbullimit, transportimit dhe seleksionimit të mbetjeve të Bashkisë Kamëz nëpërmjet ndërtimit dhe të një stacioni trasferimi.

Sipas të dhënave të publikuara nga Open Data, Bashkia Kamëz ka parashikuar që koncesionari do të likuidohet për një periudhe kohore prej 12 vitesh nga momenti i nënshkrimit të kontratës.