Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Myftaraj: Një nga mënyrat e parapëlqyera të shërbimeve të fshehta sidomos të atyre të vendeve të fuqishme, të shërbimeve shumë profesioniste, pra një nga mënyrat e veprimit është që të ushtrojnë ndikim në një vend, në një shoqëri nëpërmjet medias, nëpërmjet opinionbërësve apo analistëve, të cilët kanë qasje te shtresa të gjëra të popullsisë.

Edhe kur shërbimi i fshehtë i një vendi befasisht ndodhet në goditje në vendet ku ka dashur të ushtrojë ndikim, sic po ndodh tani me shërbimet e fshehta të Rusisë njerëzit e të cilëve po dëbohen nga shumica e vendeve të NATO-s dhe BE

Shërbimet e fshehta ruse përdorin përsëri opinionistë në mediat e vendev ku goditen për ti zhvlerësuar këto operacione si gjëra qesharake. Pra ndikimin rus në vendet e NATO-s, BE nëpërmjet këtyre mekanizmave të ndryshme.

Javën e kaluar unë pashë një operacion klasik të shërbimeve të fshehta në mediat shqiptare të zhvilluar live të agjenturorëve rus, të kryer me anë të një opinionbërësi.

Personi që po e bënte këtë denoncim është Arian Curri, është i shkolluar në Greqi për teologji ortodokse, për prift. Por në Shqipëri bën analistin politik. Tani këtë e ka thënë në datën 24 mars në një emision shumë të ndjekur. Në datën 29, shikoni cfarë thotë në një emision tjetër.

Sic e shikoni, zotëria thotë se është tallur me emisionin e mëparshëm. Pra me emisionin tjetër, të premten e kaluar e pohon se ditën e hënë është tallur. Nuk ka pasur emra, por thjesht ka dashur të vërë në lojë këtë që i duket si spektakël. Në fakt, debati për agjenturën ruse në vendet e NATO-s në perëndim, në ShBA dhe në Shqipëri nuk është aspak një spektakël, është një gjë shumë serioze. Por agjentura ruse kërkon ta shndërrojë në një spektakël qesharak dhe këtu pamë një shembull.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-operacion-agjenturor-rus-live-ne-ekranet-shqiptare