Surprise Me!

Aksidenti tragjik në Fier, momenti kur një nga viktimat nxirret nga kanali ku kishte rënë makina

2018-05-14 0 Dailymotion

Një aksident tragjik, me pasojë vdekjen e tre anëtarëve të një familjeje, ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë është shënuar në vendin e quajtur Varibop, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë, duke iu marrë jetën drejtuesit të mjetit dhe dy pasagjerëve, të cilët i përkasin të njëjtës familje.<br /><br />Report Tv mësoi se personat po ktheheshin nga një gëzim familjar, dasmë, por rruga e tyre është ndërprerë në mes, pas aksidentit fatal, që iu ka marrë jetën. Nga informacioni paraparak i policisë thuhej se kanë humbur jetën dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjere, ndërsa Report Tv mëson se nga aksidenti ka mbetur viktimë dhe një person tjetër, që ndodhej në mjet. <br /><br />Në vendngjarje kanë shkuar zjarriksja dhe policia, të cilat kanë nxjerrë mjetin nga kanali i ujit dhe kanë dërguar trupat e viktimave në morg, ndërsa vijon puna për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Buy Now on CodeCanyon