?Virtuozët?, ishte talent shoë i parë në Shqipëri i zhanrit klasik që solli për herë të parë në ekran talente vërtet të shpikatura në këtë fushë.
Nën drejtimin e sopranos së njohur Inva Mula, me regji të Bledar Laços dhe skenar të Pandi Laços, ky spektakël kurorëzoi edhe fituesit e edicionit të parë të cilët ishin Laura Llozi, violiniste (fituese e kategorisë instrument dhe çmimit të madh të virtuozëve), Xhoiden Dervishi, tenor, fitues i kategorisë së kantos dhe Eskejda Allkja fituese në kategorinë balet.
Ata ishin sot të ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku folën për rrugëtimin në këtë spektakël.
?Do t?iua them me një ngjarje të vogël që më ndodhi këtë fundjavë në Qerret. Një zonjë aty më tha se jo vetëm ajo por i gjithë fshati ishte ulur dhe kishte parë ?Virtuozët?. Dhe unë mendoj se me këtë frazë do ta mbyll suksesin që ne kemi patur. Ne me të rinjtë e talentuar kemi bërë diçka që nuk ishte bërë deri më sot dhe për këtë jam vërtetë krenare?, tha Mula.
Po ashtu Laço tha se edhe pse ?Virtuozët? ishte një format ndryshe arriti të korrë sukses.
?Virtuozët ishte një rrugë e re dhe ne ishim pak skeptikë lidhur me impaktin që mund të kishte një talent shoë i tillë. Por ne nuk e humbëm asnjëherë besimin pasi kishim Invën boshtin e ekipit. Por suksesin e këtij formati duhet ta vlerësojnë këta talente të reja?, tha Laço.