Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u tha 260 policëve të burgjeve që po trajnohen tek Akademia e Sigurisë, se duhet ti thonë jo korrupsionit. Më tej, Gjonaj shtoi se qeveria e ka në plan rritjen e rrogave për ta.

"Duhet t?i thoni jo korrupsionit, pasi shumë të dënuar do të tentojnë ta bëjnë një gjë të tillë". Kjo ishte këshilla që Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u dha 260 efektivëve të Policisë së Burgjeve, të cilët nisën të tranjohen në Akademinë e Sigurisë.

Gjonaj: Do të duan t?ju korruptojnë. Do të duan t?ju ofojnë para, apo përfitime të tjera në shkëmbim të uljes së vigjilencës, apo tolerimit ndaj shkelësve të ligjit.

Gjonaj përmendi edhe planin për rritjen e rrogave për ta dhe për të përmirësuar kushtet e sigurisë.

Gjonaj: Ndryshimet synojnë dhënien e një statusi të veçantë më të mirë për punonjësit e policisë së burgjeve, si në aspektin financiar, ashtu edhe në rritjen e profesionalizmit të tyre, duke ndryshuar mënyrën e rekrutimit, edhe të trajnimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/trajnohen-policet-e-burgjeve-gjonaj-qeveria-ka-plan-rritjen-e-pagave