Surprise Me!

Ora News - Ekspresi i kafesë shkrumbon lokalin tek Rana e Hedhun

2018-05-30 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një lokal veror me konstrukt prej druri është djegur gjatë natës në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa lokali i cili u shkrumbua nga flakët është në pronësi të Pjetër Prelës.

Ka qenë roja i objektit, i cili ka konstatuar flakët dhe menjeherë ka njoftuar zjarrfikësit dhe policinë.

Këta të fundit mbërriten në një kohë të shpejtë në vendin e ngjarjes, por pa mundur të shpëtojnë asgjë, pasi konstrukti prej druri i lokalit ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi.

Sipas të dhënave dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme, ndërsa në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet.

Nga veprimet paraprake dhe deklarimet e rojes dyshohet se zjarri të ketë qenë aksidental,pas një defekti që ka pësuar ekspresi i lokalit.

Gjithsesi grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij zjarri.

Pronari i lokalit, Pjetër Prela, rezulton se është njëri nga personat që denoncoi skandalin e tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun, duke vënë nën akuzë 23 persona mes tyre dhe zyrtarë publik në Lezhë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ekspresi-i-kafese-shkrumbon-lokalin-tek-rana-e-hedhun

Buy Now on CodeCanyon