Qershori e ka gjetur bregdetin e Shëngjinit të mbushur me pushues. Fluksi i lartë i qytetarëve që i drejtohen kësaj zone turistike vihet re që në rrugën hyrëse. Gjatë fundjavës numri i automjeteve ka qenë mjaft i lartë, e ne disa raste duke shkaktuar edhe trafik të rënduar.<br /><br />Nuk janë vetëm pushues ditor, por ka edhe nga ata të cilët janë akomoduar për të kaluar pushimet verore. Pushuesit thonë se Shëngjini i ka përmbushur pritshmëritë e tyre, por problem mbetet vetëm pastërtia, e cila nuk është në nivelin e duhur.