Pas gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, edhe prokurori Dritan Prençi, i cili është një prej prokurorëve që po heton dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pritet të kalojë me sukses Vettingun, pasi nga hetimi i KPK ka rezultuar me një pasuri modeste.<br /><br />Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë pritet të konfirmohet në detyrë, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vlerësuar se ai ka pasuri të ligjshme dhe nuk ka kryer deklarim të rremë. Nga hetimi i KPK, ka rezultuar se prokurori Prençi ka një apartament banimi 74 m2 në Kashar, të marrë me kredi, si dhe një makinë 'Golf' të blerë vetëm 50 mijë lekë. <br /><br />Prençi ka apartament banimi 74 m2 në Kashar, të cilin e ka blerë me kredi. Ka një makinë tip ?Golf?, me vit prodhimi 1998, të cilën e ka blerë 500 mijë lekë të vjetra. DSIK vlerëson se Prençi është i pastër. Kemi bërë verifikime për prokurorin, ku rezulton se shtetasi H. P. e ka kallëzuar në vitin 2015. Për këtë kallëzim është vendosur mos fillimi i hetimit. Nga verifikimi ynë nuk ka indicie nga denoncuesi.
