#rtvora
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e krimeve të Rënda, Vladimir Mara dhe drejtuesen e prokurorisë së ELbasanit, Enkelejda Millonai. Mara dhe Millonai janë të dy kandidatë për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Mara kaloi me sukses tre kriteret-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk konstatoi probleme të dukshme në të tre kriteret, ndërkohë që pyetjet për shtëpinë e përbashkët me babanë dhe vëllezërit dhe një makinë të blerë në Angli e vendosën Marën përballë një ?testi besueshmërie?.

Trupa gjykuese drejtohej nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Firdes Shulin.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka hetuar procedurat e ekstradimit të Nazer Seitit, i akuzuar si pjesë e grupit ?Habilaj?; çështje kjo që u pasua nga një debat politik në vend.

Relatorja Alma Faskaj tha në seancë se KPK administroi dokumentacionin e çështjes së ekstradimit dhe shqyrtoi qëndrimin e akuzës; pa dhënë ndonjë konkluzion mbi qëndrimin e mbajtur nga subjekti.

Gjatë shpjegimeve të tij, edhe prokurori Mara nuk u ndal gjatë te çështja ?Seiti?. Ai tha se caktimi i masës së sigurisë nga gjykata për Seitin u ishte komunikuar të gjitha institucioneve dhe shtoi se ky fakt ishte dokumentuar si nga prokuroria, ashtu edhe nga një hetim administrativ i kryer për çështjen.

?Megjithëse është bërë ekstradimi, çështja penale ndaj tij ka vazhduar dhe aktualisht ndodhet në gjykim,?shtoi ai.

Edhe Millonai kaloi një seancë dëgjimore pa probleme-Ndërsa pati një seancë dëgjimore pa probleme në kriteret e pasurisë, figurës dhe profesionalizmit me 13 qershor, drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit dhe kandidate për Prokurorinë e Posaçme Enkeleda Millonai, u përball në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me pyetjet rreth pushimit të një çështje me akuza për falsifikim ndaj gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu.

Millonai e pyetur nga trupa që hetoi çështjen, shpjegoi se kishte kryer hetime të plota duke dhënë detaje të procedurës së ndjekur dhe po ashtu shpjegoi arsyet pse çështja nuk i kishte kaluar për kopetencë një prokurorie tjetër, që sipas relatorit Roland Ilia dukej si ?shkelje e Kodit të Procedurës Penale?.

Millonai u hetua nga një trupë gjykuese e kryesuar nga Pamela Qirko, me anëtare Brunilda Bekteshi dhe relator Roland Ilia.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/konfirmohet-ne-detyre-kandidatja-spak
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz