Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti Meta nënvizon rëndësinë e zgjidhjes së marrëveshjes për paktin detar me Greqinë.

Pikërisht negociatat me shtetin fqinj kanë qenë temë e takimit që mbajti pasditen e djeshme me kryeministrin Edi Rama.

"Takimi i djeshëm me kryeministrin Rama ka qenë normal ku janë diskutuar çështje të ndryshme kryesisht lidhur me rëndësinë e çeljes së negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE. Shpresojmë në një vendim pozitiv për çeljen e negociatave. Natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë kemi diskutuar. Por jemi në një proces për të marrë vendime të mëtejshme pasi Institucioni i presidentit pret informacione edhe më të plota sipas standardeve më serioze që meriton rëndësia e kësaj çështje" u shpreh Meta paraditen e sotme në një prononcim për median në Tiranë

Sa i takon vendimmarrjes kreu i shtetit nënvizoi se vendimet e institucionit të presidentit do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe përgjegjësitë që i takojnë këtij institucioni, ashtu sikurse të gjithë institucionet e tjera kanë përgjegjësitë e tyre që do i ushtrojnë në kohën e duhur.

Ilir Meta: "Dua të nënvizoj rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështje. Kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm si tejkalim i një problemi të bartur, por dhe si çelje e mundësisë dhe perspektivës për menaxhimin dhe shfrytëzimin e të mirave detare dhe natyre. Të gjitha vendimet e institucionit të presidentit do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe përgjegjësitë që i takojnë këtij institucioni. Ashtu sikurse të gjithë institucionet e tjera kanë përgjegjësitë e tyre që do i ushtrojnë në kohën e duhur."

Por çfarë informacionesh më serioze duhen nga ato të Ramës?
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/greqia-meta-flet-takimin-me-ramen-presim-informacione-me-serioze