Surprise Me!

Ora News - "Greqia" Meta flet për takimin me Ramën: Presim informacione më serioze

2018-06-14 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Meta nënvizon rëndësinë e zgjidhjes së marrëveshjes për paktin detar me Greqinë.

Pikërisht negociatat me shtetin fqinj kanë qenë temë e takimit që mbajti pasditen e djeshme me kryeministrin Edi Rama.

"Takimi i djeshëm me kryeministrin Rama ka qenë normal ku janë diskutuar çështje të ndryshme kryesisht lidhur me rëndësinë e çeljes së negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE. Shpresojmë në një vendim pozitiv për çeljen e negociatave. Natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë kemi diskutuar. Por jemi në një proces për të marrë vendime të mëtejshme pasi Institucioni i presidentit pret informacione edhe më të plota sipas standardeve më serioze që meriton rëndësia e kësaj çështje" u shpreh Meta paraditen e sotme në një prononcim për median në Tiranë

Sa i takon vendimmarrjes kreu i shtetit nënvizoi se vendimet e institucionit të presidentit do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe përgjegjësitë që i takojnë këtij institucioni, ashtu sikurse të gjithë institucionet e tjera kanë përgjegjësitë e tyre që do i ushtrojnë në kohën e duhur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/greqia-meta-flet-takimin-me-ramen-presim-informacione-me-serioze

Buy Now on CodeCanyon