Surprise Me!

Rama: BE hapi driten jeshile per thellimin e reformave

2018-06-28 0 Dailymotion

Në një mbledhje të përbashkët të kabinetit qeveritar dhe grupit parlamentar Edi Rama doli për të kremtuar atë që e quan një sukses të qeverisë se tij vendosjen e një datë për çeljen e negociatave.

Kryeministri tregon për 72 orët e vështira të negociatave që përfunduan me vendimin që në Qershorin e vitit të ardhshëm Shqipërisë dhe Maqedonisë do t?i hapet rruga e negociatave të anëtarësimit.

Duke e quajtur opozitën mallkimin që e ka ndjekur gjatë gjithë procesit të lobimit kryesisht me shtetet skeptike, Edi Rama nuk i kurseu akuzat për të që e quan e cilëson si mishërimin e tradhtisë se interesave kombëtare.

Duke përgënjeshtruar deklaratat e opozitës, Rama thotë se i vetmi kusht që duhet të plotësohet në harkun e një viti është thellimi i reformave të nisura.

Tani që vendimi është marrë Rama zbulon dhe bisedat e bëra me Merkelin dhe Macron duke lajmëruar se ky i fundit në Shtator do të vizitojë Tiranën.

Nuk i kursen falënderimet për liderit dhe vendet që mbështeten Shqipërinë për të arritur tek vendosja e datës, por veçon Greqinë dhe Italinë.

Fjalën e mbyll me një premtim që i sigurt që do të përmbushet.

Buy Now on CodeCanyon