Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një tjetër prokuror është larguar nga sistemi i drejtësisë. Prokurori, Adriatik Cama, i cili ka hetuar edhe dosjen e 21 Janarit është konsideruar nga KPK i papërshtatshëm për të ushtruar detyrën. Ndërkohë KPK ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Kostaq Beluri, ndërsa për anëtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese Gani Dizdari do te vendoset në 16 korrik.

Prokurori që ka hetuar dosjen e 21 janarit, Adriatik Cama, nuk e kaloi dot shkallën e parë të vettingut.

Genta Tafa (Bungo): "Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Adriatik Cama prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Genta Tafa (Bungo), znj. Pamela Qirko relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t?u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve".

Por për prokurorin, beteja me drejtesinë nuk ka përfunduar ketu. Ai deklaroi se do te vijojë luftën për të kërkuar të drejtën.
Cama: Do ta ndjek në të gjitha shkallët për të kërkuar të drejtën time e cila më takon.

I pyetur nëse u zhgënjye nga vendimi i KPK-së, prokurori pati këtë përgjigje: Nuk mund të them, pasi të njihem me vendimin patjetër që do të jap konsideratat e mia.

Këtë të enjte doli para KPK- së edhe gjyqtari i fundit i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari, i cili është nje nga dy gjyqtarët që votoi edhe kundër ligjit të vettingut.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkarkohet-prokurori-i-dosjes-se-21-janarit