Veç këngës së re të publikuar në fillim të këtij muaji me Fatmira Breçanin dhe bashkëpunimin më të fundit me motrat Libohova, këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore Maya ka vendosur të realizojë një ?bashkëpunim? të ri me 2 prezantuesit e emisionit ?Rreze Dielli? në Report TV. E ftuar në emision, Maya ka treguar për projektet më të fundit muzikore që sapo ka realizuar e po realizon, dhe ka ftuar gazetaren Erjona Rusi të bëjnë një bashkëpunim edhe bashkë.<br /><br />Pas përfundimit të emisionit, 2 prezantuesit nuk i kanë rezistuar ftesës për të kërcyer nën ritmin e këngës më të re ?Të pres në aksham? që Maya po prezanton qytet pas qyteti në të gjithë Shqipërinë përmes Maratonës së Këngës Popullore.<br /><br />Maya publikoi në fillim të korrikut ?Kënga jonë?, një bashkëpunim me këngëtaren e mirënjohur tropojane Fatmira Breçani, ndërsa sapo ka realizuar një tjetër këngë me 2 motrat Libohova dhe këngën ?Të pres në aksham?.