Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shpëtim Idrizi dhe Lulzim Basha, tashmë kanë një marrëveshje konkrete për bashkëpunim në opozitë.

Kryetari i Partisë Demokratike, ja ka dal që pjesë të opozitës të ketë PDIU-në e çamëve dhe PBDNJ-ën e grekëve. Basha, dha garanci se çdo vendim është marr nën konsultim më aleatë, duke lënë të kuptohet se për pranimin në gjirin e opozitës të Shpëtim Idrizit ka pasur dhe mirëkuptimin e Vangjel Dules.

Basha: "PD dhe opozita e bashkuar kanë sot një mision jetik për çdo familje shqiptare; t'i japin fund bashkëqeverisjes me krimin, të largojë një orë e më parë krimin që ka zaptuar qeverinë dhe Parlamentin. Të çlirojë vendin nga sundimi i bandave dhe të ofrojmë vizionin tonë për një Shqipëri me ekonomi të fortë përmes parimeve dhe normave të ekonomisë së tregut të lirë dhe luftës pa kompromis kundër korrupsionit qeveritar.

Bashkëpunimi ynë do të shtrihet në të gjitha fushat, në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të çlirimit të drejtësisë nga kapja politike dhe çlirimit të ekonomisë nga oligarkët. PD mbetet thellësisht e angazhuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/idrizi-zyrtarizon-marreveshjen-me-bashen-te-rrezuar-qeverine-e-krimit