Surprise Me!

Prokuroria sekuestron kameren e fshehte te Fredi Alizotit

2018-10-10 1 Dailymotion

Pamjet që deputeti demokrat Ervin Salianji solli në emisionin ?Opionin? ku u shfaq në një kamerë të fshehtë Fredi Alizoti, personi që më herët ka pranuar se aktroi zërin Agron Xhafajt, janë sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Dy prokurorë të krimeve të Rënda kanë marrë në Tv Klan pamjet e transmetuara mbrëmjen e së martës. Në cilësinë e provës materiale, video është administruar nga Prokurorët edhe në selinë e Partisë Demokratike. Për këtë çështje prokurorët kanë thirrur deputetin Salianji të japë sqarime për videon ditën e premte. Në këtë regjistrim Alizoti implikon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu i cili sipas tij e ka shoqëruar me makinën e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda duke i bërë presion që të ndryshojë rrethanat e çështjes.

Në video Alizoti përmend edhe një takim me deputetin socialist Taulant Balla.

Salianji nuk tha kush e ka bërë filmimin dhe se as nëse mund të provohet vërtetësia e saj, por sipas tij kjo hedh poshtë versionin e Prokurorisë.

Panelistët e tjerë të ftuar në emision e konsideruan videon të pabesueshme.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka lënë në burg Fredi Alizotin. Para gjykatës avokati i tij pranoi që ai të ketë luajtur rolin e vëllait të ministrit të Brendshëm në audio-përgjimin e publikuar nga PD.

Buy Now on CodeCanyon